Në dhënien e çmimeve “Awards for Excellence”, “Euromoney” mbledh dhe vlerëson të dhëna cilësore dhe sasiore për perfomancën e çdo banke. Ccmimi shërben për të njohur dhe identifikuar ato banka që kanë treguar një profil drejtues dhe dinamik në tregun global dhe lokal ku ato kryejnë biznesin e tyre dhe ku kanë tejkaluar konkurrencën.
Sipas “Euromoney”, në kushtet e një rënie veçanërisht të vështirë ekonomike, NBG ka ndërmarrë iniciativa për të forcuar pozitat e saj në lidhje me kapitalin, duke përfunduar me sukses së fundmi rritjen e kapitalit të saj. Paralelisht me këtë, NBG ka mundur të reduktojë në mënyrë të ndjeshme kostot e saj operacionale dhe të përmirësojë likuiditetin dhe raportin kredi-depozita.
Ky çmim ndërkombëtar është gjithashtu një vlerësim për orientimin strategjik të NBG-së për të konsoliduar më tej pozicionin e saj në sistemin bankar grek, duke i mundësuar asaj të ketë një rol kyç në ekonominë greke, një rol që NBG e ka pasur të sajin gjatë gjithë historisë së saj të gjatë në treg.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)