Stefi Prifti një këngë shpirtërore
për bashkëshorten e ndjerë

 <br />Stefi Prifti një këngë shpirtërore<br />për bashkëshorten e ndjerë
Muzika, familja dhe miqtë janë forca me të cilën këngëtari korçar Stefi Prifti përballon vdekjen e bashkëshortes Marina. Kjo ngjarje e trishtë në jetën e tij nuk e ka ndalur Stefin të vijojë projektet muzikore dhe t’i prezantojë ato para publikut.

Para pak ditësh këngëtari ka publikuar bashkëpunimin ‘’Bang Bang’’ me Laureshën dhe Endri Priftin, duke sjellë një nga këngët më të pëlqyera të verës. Stefi nuk ka hezituar të zbulojë për fansat edhe projektet e së ardhmes.

Shtatori do të jetë muaji i baladave për këngëtarin, ai përveç një bashkëpunimi me Aleksandër Gjokën do të sjllë edhe një këngë speciale të shkruar nga bashkëshortja në muajin e fundit të jetës. “Në shtator do të vijë një këngë e kompozuar nga unë, me tekst të shkruar nga bashkëshortja ime Marina, muajin e fundit të jetës. Një këngë shpirtërore që do ta interpretoj me vajzën time të madhe, Marian”, – ka thënë Stefi.

Redaksia Online 
Al.N/Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?