Stresi shkaktari kryesor i sulmit në zemë

 <br />Stresi shkaktari kryesor i sulmit në zemë
Rreziqet e sëmundjeve të zemrës janë të lidhura drejtëpërdrejtë me stresin. Është gjetur një gjen i lidhur me stresin i cili shkakton sëmundjet kardiovaskulare dhe vdekjet nga ataku në zemër.

Sipas studiuesve, personat që kanë këtë gjen, janë më të rrezikuar të vdesin nga sëmundjet e zemrës.

Një ekip ka studiuar një ndryshim të vetëm në ADN-në e njeriut, i cili është i lidhur me prekjen më të madhe nga efektet e stresit.

Ata gjetën se zemra e pacientit që kishte ndryshime gjenetike, kishte një rritje me 38% të rrezikut nga sulmi në zemër, ose vdekje nga sëmundjet e zemrës pas shtatë vitesh ndjekje në krahasim me ata pa ndryshimin gjenetik, edhe pas marrjes në konsideratë të faktorëve të tillë si mosha, obeziteti dhe pirja e duhanit.

Studimi thekson faktin se stresi mund të rrisë rrezikun e drejtpërdrejtë të sëmundjeve të zemrës, thotë Fondacioni britanik i Zemrës.

Kjo sugjeron se teknikat e menaxhimit të stresit dhe terapi të drogës mund të zvogëlojë vdekjet dhe aftësinë e kufizuar nga sulmet në zemër, thonë ata. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari