Peshëngritja shqiptare është njëllosur sërish me doping, pasi Briken Calja rezultoi pozitiv në testet që u bënë pas përfundimit të Lojërave Mesdhetare. Shtangisti i peshës 69 kg fitoi dy medalje bronzi në këtë turne, në shkëputje dhe shtytje. Por në Federatën Shqiptare të Futbollit deklarojnë se do të flasin zyrtarisht vetëm pasi vendimi të bëhet publik nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Elez Gjoza në një intervistë për ‘Shqiptarja.com’ deklaron se ‘lajmi është nga organizatorët e Lojërave Mesdhetare dhe jo nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Ne jemi në pritje të përgjigjes nga Federata Ndërkombëtare dhe më pas do të kemi një deklaratë, por uroj që asgjë të mos jetë e vërtetë. Vetë shtangisti do të bëjë testin B në Greqi për të vërtetuar analizën e testit A”.

Por ku qëndron problemi që kemi kaq shumë raste me doping në Shqipëri? “Është faji i KOKSH-it, pasi ne i dorëzuam shtangistët te ata, KOKSH duhet që të bënte analizat para nisjen, gjë të cilën e bëmë ne për kampionatin Evropian” shprehet Gjoza.

Por cfarë do të ndodhë me peshëngritësin nëse rezulton pozitiv? “Mund të përjashtohet përjetë nga sporti i peshëngritjes nëse rezulton pozitiv” përfundon Gjoza. Ndërsa ky ëhstë një tjetër precedent negativ për Shqipërinë, pasi më parë pagoi 50 mijë $ për të shmangur përjashtimin për dy vite pasi katër sportisët rezultuan pozitiv.


d.b/shqiptarja.com