“Agon Channel”,  TV i parë
italian që u transferua jashtë vendit

 “Agon Channel”,  TV i parë<br />italian që u transferua jashtë vendit
Francesco Becchetti, përveç energjisë dhe ekologjisë, ka treguar interes edhe për media televizive, duke krijuar në Shqipëri Agon Channel me dy destinacione, Shqipërinë dhe Italinë. Për herë të parë, ai vendosi të zhvendosë vendin e produksionit televiziv italian në një vend të huaj, duke llogaritur se këtu shpenzimet janë shumë më të ulta se në Itali, për të prodhuar edhe programe që mund të shiten në vendin e tij.

Në televizionin e tij kanë gjetur hapësirë disa fytyra të njohura të panoramës mediatike dhe të show-biznesit italian si Pupo, Simona Ventura, Sabrina Ferilli, Luisella Costamagna dhe Roberto D’Agostino, Monica Setta apo Antonio Caprarica. Ky i fundit, ish-drejtor i Radio Rai Uno kishte hequr dorë nga kontrata e tij në dhjetor 2014, duke shkaktuar një polemikë të ndezur me producentin Becchetti. Por një pjesë tjetër e të ftuarve për bashkëpunim kanë vijuar të punojnë me të, ndërkohë që të tjerë kanë ikur të zhgënjyer për arsye të ndryshme. Pritet të shihet se ç’do të ndodhë me këtë stacion TV pas vendimeve të fundit të Prokurorisë shqiptare.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt