“Komedia Hyjnore”, përkthimi
i Ndojës dhuratë për të verbërit 
FOTO - Dorëshkrimet e Mark Ndojës

 “Komedia Hyjnore”, përkthimi<br />i Ndojës dhuratë për të verbërit <br />FOTO - Dorëshkrimet e Mark Ndojës
Përkthimi mjeshtëror i “Komedisë Hyjnore” të Dante Alighierit që la pas Mark Ndoja, pas atij të Pashko Gjecit e përkthyesve të tjerë të shquar, do të hedh dritë shumë më larg. Është botuar në gjuhën shqipe në alfabetin Brajl (alfabeti i të verbërve) nga Instituti Italian i Kulturës dhe Shoqatat e të Verbërve Itali-Shqipëri. Të gjitha së këto së bashku kanë kontribuuar financiarisht dhe mundësuan botimin për herë të parë në shqip në alfabetin Brajl të kësaj vepre. Mark Ndoja ishte Komisar Politik i Qarkorit të Shkodrës dhe më pas deputet i Shkodrës në zgjedhjet e para pas çirimit.

Por ai arrestohet më 1950-n dhe jeta e tij kalon nëpër burgje e kampe internimi. Përkthimi i Mark Ndojës i bërë më së shumti në kampet e internimit daton në vitet ’60. Ndërsa sprova e parë e përkthimit të Dante Alighierit nga Mark Ndoja është botuar në vitin 1938, në gazetën “Sporti”. Përkthimet e tij dalin në dritë pas rënies së komunizmit, të lëna në dorëshkrim. Për këtë vepër kontribuuan edhe familjarët e tij të cilët e dhanë këtë përkthim në përdorim për të verbrit shqiptarë falas. 

Përkthimi i Mark Ndojës i përgatitur posaçërisht për ta lexuar të verbërit u eskpozua sot në Biliotekën Kombëtare së bashku me një pjesë të dorëshkrimeve të tij që dëshmojnë përpjekjet dhe sakrificat e përkthyesit për të sjellë në gjuhën shqipe kryeveprën e Dante Alighierit.

Ekspozita u çel në Biliotekën Kombëtare në kuadër të kremtimeve botërore të 750-vjetorit të lindjes të Dante Alighierit. Aktiviteti u organizua nga Biblioteka Kombëtare, Instituti Italian i Kulturës, etj. Përveç eskpozitës pati edhe një promovim kulturor e shkencor, kushtuar marrëdhënies së veprës danteske me kulturën shqiptare, nën titullin:
“Dante i shqiptarëve” që u shoqërua me ligjëratën e dantologut italian, Prof. Rino Caputo. Rino Caputo theksoi se “metaforat danteske kanë një vlerë fondamentale në letërsi, poezi e artet pamore në botë edhe sot”. Pas kumtesës është bërë edhe prezantimi i botimit të parë në Brajl në shqip të “Komedisë Hyjnore”, i përkthyer në shqip nga Mark Ndoja.

Komedia hyjnore për të verbërit është shoqëruar edhe me një CD zanore të veprës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar