TIRANE- Me gjithë shfrytëzimin në maksimum të hapësirave për të kursyer nga kahu i shpenzimeve, të cilat në total mund të reduktohen me rreth 16.2 miliardë nga buxheti fillestar, nga ku 10.2 miliardë shpenzimet korrente dhe rreth 6.5 miliard ato kapitale, në buxhetin e rishikuar qeveria Rama mendon se është e pashmangshme një rritje e huamarrjes totale neto të brendshme me rreth 24.8 miliardë lekë mbi programimin fillestar.

Në raport ndaj PBB, deficiti fiskal për vitin 2013 pritet të jetë rreth 6.2%, nga 4.3% i programuar në ligjin fillestar të buxhetit. Rrjedhimisht, huamarrja totale neto në buxhetin e rishikuar pritet të jetë rreth 5.2% e PBB nga rreth 3.4% e programuar në ligjin fillestar.

Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)