Historia e shefit të kabinetit të Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, të cilit i ka dalë emri për ushtar në Greqi është aq komike, sa dhe tragjike. Personazhi në fjalë, Pirro Vengu, ishte deri më sot një individ krejtësisht anonim, si për diplomacinë shqiptare, ashtu edhe për opinionin publik. Krejt papritur ai na kthehet në personazhin e ditës dhe kjo falë miqve tanë grekë, që një ditë të bukur e thërrasin për ushtar. Sigurisht deri këtu kemi të bëjmë me aspektin komik të ngjarjes, ku ushtari i mirë Pirro e ka refuzuar thirrjen greke, duke treguar se është një zyrtar i devotshëm i Ministrisë sonë të Jashtme. Mirëpo skandali i Pirros së shkretë, nuk synon të godasë atë në vetvete, por shefin e tij, Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.
Gjatë këtyre ditëve shumë analistë dhe njerëz të thjeshtë e kanë cilësuar si të papranueshëm faktin që shefi i kabinetit të Ministrit të Jashtëm shqiptar është me nënshtetësi greke, duke qenë se ai kalon nëpër duar shumë dokumente sekrete të shtetit shqiptar. Ata e kanë merakun se ndoshta ky Pirrua, mund të jetë spiun grek, por të dashur miq, mos u trembni se nuk jemi përpara një precedenti të tillë.
Pirrua nuk mund të jetë spiun grek, sepse po të ishte i tillë, nuk do të ishte dekonspiruar kaq kollaj, por do rrinte aty i fshehur, ashtu siç rrinë shumë të tjerë për vite të tëra.
Por pse doli skandali me Pirron, që synon të nëpërkëmb dhe të tallet me ministrinë tonë të jashtme dhe ministrin Bushati?! Cilido shqiptar që lexon se shefi i kabinetit të ministrit të jashtëm është shtetas grek dhe e thërrasin për ushtar, nuk ndihet mirë. Pra, kjo është një lëvizje për të dëmtuar imazhin tonë dhe të ministrit Bushati. Nuk është hera e parë që grekët tentojnë të vënë në lojë ministrin Bushati.
Gjatë vizitës në Tiranë, ministri i jashtëm grek Kotzias e thirri ministrin tonë me emrin Dhimitër dhe jo Ditmir. Kush e njeh diplomacinë greke, e di mirë se ky nuk mund të ishte një lapsus i rastësishëm, por ministri grek u mundua të konvertonte Ditmirin tonë në Dhimitrin e tyre. Kjo ishte tallja e parë greke me Ditmirin tonë. Tallja e dytë ishte me ushtarin Pirro, i cili mund të jetë i devotshëm, siç thotë Ministri i Jashtëm, por ka një problem të vogël, është pak grek! E si i tillë, ai nuk mund të jetë shefi i kabinetit të Ministrit të Jashtëm shqiptar.
Kjo është ABC-ja e diplomacisë dhe këtë ministri Bushati duhet ta dijë mirë. Është njësoj sikur shefi i kabinetit të sekretarit amerikan të shtetit Kerry, të ishte me nënshtetësi ruse dhe një ditë të bukur, Moska ta thërriste për ushtar. Padyshim që kjo nuk mund të imagjinohet në diplomacinë amerikane, por për ministrin Bushati gjithçka duket normale.
Nga ana tjetër ushtari Pirro, ka dy vite në atë detyrë, por mesa duket acarimi i fundit i marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë, edhe pas rastit të Kishës së Dhërmiut, nxori në pah vulnerabilitetin e tij. Gjithashtu, ministri Bushati duhet ta dijë që marrëdhëniet me Greqinë dhe Serbinë, janë më delikatet që shteti ynë ka patur ndër vite dhe vazhdon të ketë, dhe për këtë arsye, edhe qasja ndaj këtyre vendeve duhet të jetë shumë e kujdesshme.
E pra Pirrua i shkretë, mund të jetë shumë i devotshëm, por ai është vulnerabël, pasi është shtetas grek, e mjafton vetëm kjo arsye, që ai të mos jetë aty ku është. Unë nuk jam nga ata që mendojnë se ministri duhet të japë dorëheqjen për këtë rast, por minimalisht, ai duhet ti thotë vartësit të tij të ikë ose të heqë dorë nga pasaporta greke, në mënyrë që të mos jetë pre e vulnerabilitetit të Pirros.
Nuk është ndonjë hata e madhe për diplomacinë tonë nëse ikën Pirrua i shkretë, pasi ky vend ka kaq shumë ekspertë dhe diplomatë karriere, sa nuk mund të përfundojë tek një 29-vjeçar, të cilin grekët po e kërkojnë për ushtar. Por krahas aspektit komik të kësaj historie, kjo ngjarje nxjerr në pah dhe shqetësimin për fenomenin gjithnjë e në rritje të autoriteteve shtetërore që kanë nga dy shtetësi. Të jesh zyrtar i lartë i shtetit shqiptar është një nder, por këtë privilegj nuk mund ta gëzojë dikush, që për arsye nga më të ndryshmet, nuk mjaftohet vetëm me pasaportën shqiptare, por gjen qetësinë dhe tek një shtet tjetër. Dyshtetësia është një fenomen normal në botë për individët e lirë, por jo për shtetarët dhe drejtuesit më të lartë të një vendi. Dhe kjo gjë mund të rregullohet shumë thjesht, me një ligj ku shtetarët shqiptarë të mos jenë dhe shtetas të huaj.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com