E Bashkimi Evropian është duke bërë çmos që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të fillojë sa më parë, ka thënë edhe zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së, Catherine Ashton, Maja Kocijançiq.
Ajo citohet nga mediat serbe se tashmë ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe me atë serb, Ivica Daçiç.
Megjithëkëtë, nuk ka saktësuar se kur do të caktohet rrethi i ri i dialogut. Kociajnçiç ka vënë në pah se Eshton ka theksuar se është me rëndësi që të dyja palët, edhe Prishtina edhe Beogradi, plotësisht t`i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura.
Mirëpo Serbia po tregohet neglizhente ndaj marrëveshjeve të arritura. Ajo vazhdon të mos bashkëpunojë në procesin e ndriçimit të fatit të të pagjeturve. Eksperti i mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu, duke iu shmangur aspektit politik në këtë problematikë, thotë se bashkëpunimi me palën serbe në këtë fushë të rëndësishme mbështetet në bazën humanitare.
/rg/shqiptarja.com/
