Ndërkombëtarët: PDK-ja Qeverinë
e Presidencën, AAK-ja  Kuvendin

Ndërkombëtarët: PDK-ja Qeverinë <br />e Presidencën, AAK-ja  Kuvendin
Përfaqësues të ndryshëm ndërkombëtarë, të cilët veprojnë në Kosovë, janë duke insistuar që ta gjejnë formulën e ndarjes së pushteteve mes PDK-së dhe AAK-së.

Mendim ky, i cili duhet të gjejë zbatim para se Tribunali i Hagës ta japë verdiktin përfundimtar rreth rastit Haradinaj.
a
Sipas një “skenari të ri” që është duke u analizuar këto ditë, parashikohet që Hashim Thaçi, të vazhdojë të udhëheqë qeverinë, një nga zyrtarët e lartë të AAK-së ta drejtojë Kuvendin, ndërsa Atifete Jahjaga të japë dorëheqjen nga posti i presidentes.

Në krye të shtetit pretendohet të vihet Jakup Krasniqi, ai i cili në dy vjetët e fundit e ka ushtruar dy herë postin e presidentit, një herë pas dorëheqjes së Fatmir Sejdiut dhe herën tjetër pas largimit të Behgjet Pacollit.

Propozuesit e kësaj formule, i kanë dhënë edhe arsyet pse ky opsion mund të jetësohet në praktikë.

Por, propozimin e tillë sot e ka kundërshtuar deputeti i Parlamentit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, vëllai i Ramush Haradinajt.
"Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kurrë nuk do të pranojë të jetë në një qeveri, ku pjesë e saj do të jetë edhe kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi", ka thënë Daut Haradinaj, gjatë një interviste për “Zërin”. 
Ai thotë se AAK-ja në asnjë formë nuk do të pranojë bisedime për veriun e Kosovës. 



(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat