BAKU- Bashkimi Europian ka shprehur shqetësimin lidhur me marrëveshjen e arritur dy ditë më parë në Baku nga presidenti i Rusisë Putin dhe ai i Azerbajxhanit Alijev, që mundëson krijimin e një ndërmarrjeje të përbashkët që do të kontrollojë naftën dhe gazin azer.
Gazsjellësi TAP ishte konsideruar deri tani një rrugë alternative furnizimi ndaj kontrollit të furnizimeve energjetike aktuale të Evropës nga gazi rus, por kjo marrëveshje rifut sërish Rusinë në lojë. Presidenti rus shoqërohej në vizitën e tij nga krerët e dy kompanive gjigande të naftës Rosneft dhe Lukoil.
Sipas marrëveshjes, dy qeveritë kanë rënë dakord që të shfrytëzojnë sëbashku burimet e naftës dhe gazit, si dhe linjat e transmetimit, ku përfshihet gazsjellësi TAP, që do të furnizojë Europën Jugore dhe do të kalojë nëpër Shqipëri.
Marrëveshja është nënshkruar edhe nga kompania azere shtetërore SOCAR, presidenti i së cilës Abdullayev u prit në korrik në Tiranë nga Sali Berisha.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com