Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian në dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës, Robert Kuper, pritet t`i dërgojë sot në Beograd konkluzionet e marrëveshjeve të arritura deri më tash, kurse zyrtarët serbë presin se pas vizitës së diplomatit britanik do të jetë më e qartë nëse BE-ja ka kushte të reja për Serbinë. Ndërmjetësuesi i BE-së, Cooper, pritet të takohet me këshilltarin e presidentit të Serbisë, Marko Gjuriq, ndërsa ende nuk dihet nëse do të takohet edhe me shefin e ekipit të Beogradit për bisedime me Prishtinën, Borislav Stefanoviq. Pas vizitës në Beograd, Cooper do të qëndrojë edhe në Prishtinë.
/rg/shqiptarja.com/