”Enti Rregullator i Energjisë me shqetësim po konstaton ndërprerjen e energjisë elektrike në Tiranë dhe shumë zona të tjera të vendit. Duke konstatuar këtë, shkak janë defektet e shumta që ka kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike, gjithashtu edhe mënyra teknike e kompanisë se shpërndarjes, e cila ka patur stakime afatgjata që janë në që janë në kundërshtim me çdo akt ligjor”, deklaroi Elezi.
Nëpërmjet një deklarate për mediat, ERE shpalli kërkesat urgjente ndaj CEZ-it.
“Kërkojmë nga CEZ-i që të përmirësojë dhe rregullojë situatën. Të marrë të gjitha masat për zbatimin, të ndalojë ndërprerjen e energjisë elektrike. CEZ-i duhet të marrë të gjitha masat në mirëmbajtjen e aseteve të saj”, u shpreh drejtori juridik i ERE-s.
(eç/shqiptarja.com)