Ndërpriten hetimet e vjedhjes në dhomën e dëshmive

Ndërpriten hetimet e vjedhjes në dhomën e dëshmive
Para më shumë se tri viteve, persona që ende nuk janë identifikuar, kishin arritur që nga dhoma e deshmive që është më sigurinë më të lartë brenda në objektin e policisë, të vjedhin rreth 50 kg drogë, armë, dëshmi dhe shumë gjëra të tjera me vlerë.

Shumë zyrtarë të lartë qeveritarë dhe të policisë kishin deklaruar se ky rast është drejt zbulimit dhe shumë shpejt pritet arrestimi i tyre, mirëpo këto deklarata nuk dolën aspak të vërteta.

Blerim Krasniqi, zëdhënës në EULEX ka deklaruar se hetimi është pezulluar teknikisht në mënyrë që të mos shpenzohet afati kohor për hetim që është paraparë me ligj. Sipas Krasniqit, ky rast është duke u shqyrtuar nga prokurori.

Fillimisht rasti ishte hetuar nga Policia e Kosovës e cila kishte formuar edhe një Task Force, pastaj rasti ka kaluar në Prokurorinë Speciale e tek zyrtarët e EULEX-it, mirëpo askush nuk arriti ta zbardhë skandalin që arriti të ngelet në heshtje nga mediat në Kosovë.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…

Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…