Ndërpriten punimet për
urat e Kukësit, nuk ka fonde

Ndërpriten punimet për<br />urat e Kukësit, nuk ka fonde
TIRANE - Punimet për dublimin e shtatë urave në segmentin e autostradës Kukës–Morin, 17 kilometra i gjatë, janë ndërprerë, në pritje të fondeve nga qeveria e re. Këtë vit punimet rinisën në muajin prill, kur nga buxheti i shtetit u akordua një fond prej 35 milionë lekësh. Puna nisi për dublimin e urës së Rexhepajt, rreth 4 kilometra larg qytetit të Kukësit, po edhe në disa të tjera.

Fondi mbaroi shpejt. Inxhinieri i kompanisë “Vega Construction” që kryen punimet, Feti Gjici, thotë se “punimet janë ndërprerë për mungesë fondesh. Problemi është se, me lënien përgjysmë të punimeve, veçanërisht me fillimin e reshjeve dhe të dimrit, ato dëmtohen ndjeshëm, gjë që do të thotë fonde plus për përfundimin e punimeve”.

Punimet për  ndërtimin e këtyre shtatë urave kanë nisur që në vitin 2009 dhe afati i përfundimit ka qenë fundi i vitit 2010. Për këtë ishte angazhuar firma sllovene “SCT Ljubljana”, me një fond total 1 miliard lekë.  Punimet e lëna nga firma sllovene për mungesë të pagesave i ka marrë në dorëzim “Vega Construction”, por edhe kjo nuk i vazhdon ato pa disbursimin e fondit të nevojshëm.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 11.09.2013
 
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë