Greva e minatorëve të Trepçës është ndërprerë pasi që Agjensia Kosovare e Privatizimit ka pranuar të shfuqizojë vendimin për emërim të Esat Ujkanit, ushtrues detyre të drejtorit të Trepçës. AKP gjithashtu ka pranuar që për ushtrues detyre të caktohet njëri nga tre të propozuarit e sindikatës së punëtorëve e ai është Halil Çela.
Shkëlzen Lluka, drejtor menaxhues i AKP-së ka vizituar sot grevistët në minierë dhe gjatë takimit me kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës Nezir Behrami kanë arritur marrëveshje.
“Ne sot jemi taku me zyrtarët e AKP-së dhe kemi arritur deri tek marrëveshja që vendimi i mëparshëm të shfuqizohet dhe ushtrues detyre i menaxherit të emërohet njëri nga ata tre emra që ne kemi propozuar. Të paktën ashtu na kanë dhënë premtime” , tha sindikalisti Behrami.
/Shqiptarja.com