Koreografi i mirënjohur Faruk Koka, një nga pionerët e artit profesionist të koreografisë shqiptare si valltar popullor dhe klasik ndërroi jetë sot në moshën 78 vjeçare.
Faruk Koka, i cili rrjedh nga një familje patriotike dhe intelektuale, lindi në 7 maj 1934 në Bullgari. Ai kreu studimet universitare në vitet 1958-1962 për histori, ku dha një kontribut të madh në shumë shkolla të Tiranës, ndërsa u shqua në rolet solistike të baleteve "Esmeralda", "Lola", "Fadeta", etj.
Në shkollën e baletit Koka drejtoi për një kohë të gjatë, deri në momentin kur u arrestua me motivacionin "Armik i Popullit" dhe u dënua me 25 vjet burg. Në vitet '90, me ardhjen e demokracisë, ai iu rikthye pedagogjisë dhe studimeve koreografike, ku shumë kumtesa dhe recensa studimore mbajnë emrin e tij.
Për meritat si kërcimtar, koreograf dhe studiues, Presidenti i Republikës e dekoroi Faruk Kokën me medaljen "Naim Frashëri i Artë" . Ai dha një kontribut të çmuar në përgatitjen e studentëve pranë Univeristetit të Arteve.
Homazhet për nder të tij do të kryhen sot në Universitetin e Arteve në orën 13:00- 14:00.
Marrë nga ATSH
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com