Prishtinë - Ka vdekur Larry Rossin, shefi i parë i Zyrës Amerikane në Kosovë. Rossin në fillim të vitit të kaluar ishte diagnostifikuar se vuan nga një lloj i kancerit të gjakut. Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar familja e diplomatit Rossin, gruaja Debra, si dhe fëmijët Claire dhe Alec. Ai vdiq në mëngjesin e së shtunës, në shtëpinë e tij.
Rossin ka qenë Shefi i parë i Zyrës amerikane në Kosovë, më 1999, ka punuar në Misionin e OKB-së në Kosovë në vitet 2004-2006, për t’u kthyer sërish në janar të vitit 2008, pas shkarkimit të Steven Schookut, si zëvendësshef i UNMIK-ut.
Rossin do të mbahet mend si mbështetës i pavarësisë së Kosovës dhe si një nga diplomatët e rrallë që ka qenë pjesë e veprimeve konkrete për arritjen e këtij caku.
Ai ka qenë i angazhuar në shumë misione ndërkombëtare. Ka punuar në NATO, ka qenë ambasador i SHBA-së në Kroaci, ndërsa ka mbajtur poste të ndryshme edhe në Departamentin e Shtetit.
marre nga Koha.net
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com