Është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 82 vjeçare, Profesor Niko Thomo. Profesor Thomo, lindur më 24 nëntor  në vitin 1933 në Korçë është një emër i njohur i botës akademike dhe një shkencëtarët në fushën e fizikës.
 
Niko ka qenë një pedagog i talentuar që me themelimin e Universitetit të Tiranës në 1957. Profesor Niko ishte jo vetëm një nga themeluesit e shumë disiplinave të fizikes teorike e eksperimentale por një shkencetar në fushen e fizikës së trupit të ngurtë dhe gjysëm përçuesve.
 
Profesor Niko është dekoruar me titujt "Urdhri Naim Frasheri", "Mjeshtër i Madh i Punës" dhe së fundmi në 2013 është dekoruar nga Presidenti Nishani me "Medaljen e Mirënjohjes".

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)