Ndërron jetë poeti lirik dhe
studiuesi i njohur Koçi Petriti

Ndërron jetë poeti lirik dhe<br />studiuesi i njohur Koçi Petriti
TIRANE - Ndahet nga jeta poeti i njohur Koçi Petriti. Sëmundja e rëndë në mushkri nga e cila vuante prej një viti i mori jetën ditën e djeshme. Njeriu i poezive lirike i mbylli sytë në moshën 73 –vjeçare, duke lënë një boshllëk jo vetëm në poezinë shqipe por edhe në fushën e pedagogjisë.

Petriti njihej për krijimin e shumë teksteve të këngëve në festivalet e Radiotelevizionit Shqiptar. Ai i kushtoi jetën e tij dedikimeve të dashurisë, të bukurës, vashës. Vëllimi i tij i parë “Përsëri në udhë” daton në vitin 1867.

Më pas krijoi “Lirikat e majit” ( 1962); “Firma e popullit tim” ( 1974); “Prush nëpër shekuj” ( 1979) që u vlerësua me çmimin “Libri më i mirë i vitit” ; “Lulëkuqet” (1981); “ Të dashurova ty” ( 1988) ; “Poezia shqipe” ( 1989) ; “Në poetikën e Martin Camajt”( 1997); “Lirikat e majit” ( 2002, ribotim i ndryshuar) ; “Albumi i lirikave” ( 2004) dhe “Poezi të zgjedhura” ( 2005).

Jetëshkrimi i shkurtër i Koçi Petriti:

Koçi Petriti lindi më 1941 në Sovjan të Korçës. Shkollën fillore e të mesme i kreu në Korçë. Pas një periudhe të shkurtër pune si arsimtar, fitoi të drejtën e studimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, ku, në vitin 1967 u diplomua për gjuhë dhe letërsi. Me mbarimin e fakultetit, pasi kreu shërbimin ushtarak 2-vjeçar, u emërua arsimtar në Librazhd.

Më 1990 emërohet në departamentin e talenteve të reja pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë në Tiranë, ndërsa më 1992 punoi Sekretar i Përgjithshëm i kësaj Lidhjeje. Në vitin 1993 u emërua dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan