Ndërtimet pa leje, 9 procedime në
Tiranë, Lezhë, Mallakastër e Lushnjë

Ndërtimet pa leje, 9 procedime në<br />Tiranë, Lezhë, Mallakastër e Lushnjë
TIRANË - Janë proceduar sot 9 persona për ndërtime të paligjshme, si dhe nga shërbimet e policisë janë bllokuar dhe objektet që po ndërtoheshin pa leje në rrethet Tiranë, Lezhë, Mallakastër dhe Lushnjë. Kryesisht për ndërtime objektesh pa leje përkatëse apo shtesë kati.

PROCEDIMET NË LEZHË
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për 5 persona, përkatësisht: Agustin U., vjeç 52, banues në Lezhë, pasi në lagjen “Beselidhja”, ka ndërtuar një objekt pa leje përkatëse; Gjyste D., vjeç 53, banues në Lezhë, pasi në lagjen “Beselidhja”, ka ndërtuar një objekt pa leje përkatëse; Arben K., vjeç 46, banues në Lezhë, pasi në lagjen “Beselidhja”, ka ndërtuar një objekt pa leje përkatëse; Irisi G., vjeç 30, banues në Lezhë, pasi në lagjen “Beselidhja”, ka ndërtuar një objekt pa leje përkatëse; Pashko D., vjeç 58, banues në Lezhë, pasi në lagjen “Beselidhja”, ka ndërtuar një objekt pa leje përkatëse. 

PROCEDIMET NË FIER
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për 2 persona, përkatësisht: Elvin M., vjeç 35, banues në fshatin Fratar, Mallakastër, pasi në këtë fshat po ndërton një objekt pa leje përkatëse; Bledar Ç., vjeç 36, banues në Lushnjë, pasi në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, po ndërton një shtesë pallati pa leje përkatëse.  

PROCEDIMET NË TIRANË
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për 2 persona, përkatësisht: Viktor P., vjeç 33, banues në, Kamzë, pasi në rrugën “Moxart”, në banesën e tij, po ndërton një shtesë kati, pa leje përkatëse; Klevis G., vjeç 28, banues Tiranë, pasi në orën 09.00, në “Rrugën e Dibrës”, po ndërton një objekt, pa leje përkatëse.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Konjufca ngre alarmin: Qindra njerëz në Serbi po stërviten për një sulm në Kosovë

Konjufca ngre alarmin: Qindra njerëz në Serbi po stërviten për një sulm në Kosovë