Ndërtimet pa leje, nën hetim
një inspektor dhe 7 qytetarë

Ndërtimet pa leje, nën hetim<br />një inspektor dhe 7 qytetarë
TIRANË - Ndërtimet pa leje, kanë çuar në ndjekje penale një tjetër inspektor të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor, si dhe disa qytetarë. Policia e Shtetit ka bërë të ditur se, ka nisur procedimi në gjendje të lirë ndaj Aleksandër Prela, me detyrë inspektor në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Vendor Komuna Velipojë, pasi duke shpërdoruar detyrën, nuk ka marrë masa për evidentimin e bllokimin e ndërtimeve pa leje në fshatin Pulaj-Plazh.

Po ashtu, në Pukë, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 57-vjeçarin Riza A., banues në Pukë, pasi ka ndërtuar një objekt pa lejen përkatëse.

Nga Policia e Tiranës, ka nisur procedimi ndaj 3 personave:
Kavajë, nis procedimi në gjendje të lirë për 52-vjeçarin Sami Ç., banues në fshatin Çurum, pasi ka ndërtuar një objekt pa lejen përkatëse.
Tiranë, nis procedimi penal në gjendje të lirë për 43-vjeçarin Taulant H., banues në Tiranë, pasi në rrugën "Emin Duraku", kryente punime në një objekt pa lejet përkatëse.
Tiranë, nis procedimi penal për 58-vjeçarin Shkëlqim R., banues në Tiranë, pasi në rrugën “Vaso Pasha”, ka ndërtuar një shtesë kati, pa lejen përkatëse.

Në qytetin e Elbasanit, policia ka nisur procedim në gjendje të lirë për 43-vjeçarin Shpëtim R., banues në fshatin Shtërmen, ka ndërtuar një objekt pa lejen përkatëse.

Policia e Dibrës, ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Hasan Sh., vjeç 44, banues në fshatin Tomin, pasi në këtë fshat, ka ndërtuar një objekt pa leje, në tokën, pronë e një tjetër shtetasi.

Ndërkaq që në Përmet, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 54-vjeçarin Shpëtim S., banues në fshatin Benjë, pasi në fshatin Benjë, në Ujërat Termale, ka ndërtuar një objekt pa lejet përkatëse.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?