TIRANE- Në 5 vite në kryeqytet për veprën penale të ndërtimit të paligjshëm nuk ka asnjë të dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë. “A1 Report” sjell vëzhgimin e bërë nga viti 2009 deri në gusht 2014, ku rezulton vetëm një proces gjyqësor, i cili dhe ai është i pushuar. Këtë shqetësim e ngriti dhe kryeministri Rama këtë të hënë, ku tha se paçka arrestimeve dhe procedimeve janë prokurorët dhe gjykatësit të cilët këtë vepër penale maksimumi e vlerësojnë me një hetim në gjendje të lirë për keqbërësit.
Në fjalën e tij kryeministri Rama bëri publik se ndërhyrjet e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar kanë prishur 1000 objekte të paligjshme, por duke krahasuar këto shifra rezulton se askush nuk mban përgjegjësi penale.
Pasi më e pakta abuzuesit të cilët ndërtojnë ku të munden, do duhet të paguanin koston e prishjes së objekteve të paligjshme si dhe koston e rikthimit në gjendjen e mëparshme të hapësirave të zaptuara.
Në 5 vite në Gjykatën e Tiranës rezulton vetëm një dosje penale për ndërtimet e paligjshme dhe ajo është e pushuar, teksa në të gjithë Shqipërinë situate mbetet më kritike.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO