Kreu i Komunës Blinisht në Lezhë është arrestuar ditën e sotme pasi rezulton se ka ndërtuar një banesë trekatëshe, me sipërfaqe 500 m2, pranë përballë shkollës 9-vjeçare. Jak Xhuba, 52 vjeç, banues po në Blinisht, u arrestua në flagrancë teksa po ndërtonte një mur rrethues të banesës së tij.
 
Nga policia e Lezhës bëhet me dije se gjatë kontrollit të ushtruar, rezultoi se kryekomunari i Blinishtit nuk dispononte dokumentacionin përkatës për ndërtimet e bëra.
 
Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.