Bashkia e Tiranës ka vendosur një gjobë prej 800 mijë lekësh Drejtorisë së Policisë së Tiranës për një ndërtim pa lejë. Gjoba e INUV është vendosur ndaj komisaritit nr.2 i cili sipas bashkisë nuk ka depozituar asnjë kërkesë për rikonstruksion apo për ndërtim brenda territorit të saj.Pas operacioneve të Policisë së Shtetit për identifikimin e të gjitha ndërtimeve pa lejë në vend,një të tillë e kanë mes komisariateve të policisë.

Një ndërtim në komisaritin nr.2 është konsideruar si i paligjshëm nga bashkia e Tiranës pasi sipas saj nuk është depozituar asnjë kërkesë për leje në drejtorinë e planifikimit dhe zhvillimit të territorit. Për këtë inspektoriati ndërtimor urbanistik ka vendosur një gjobë prej 800 mijë lekësh në mars të këtij viti por edhe pse me marrjen e kësaj mase, ndërtimi është përfunduar.