Një fans i programit televiziv “Top Gear” ka ndërtuar me duart e veta, një makinë “McLaren F1” me vlerë rreth 6 milion euro. Mekaniku amator, Jacek Mazur ka krijuar një replikë të makinës duke shpenzuar vetëm 24 mijë euro.

Burri me kombësi polake shpenzoi 8 vite për të ndërtuar makinën e cila mund të arrijë deri në 320 kilometra në orë. E veçanta e kësaj makine është se ka vetëm 106 kopje.
Ndër projektet e tij të mëparshme janë edhe një “Lamborghini Countach” dhe një “Porche 911”. Në gusht të këtij viti, një prej krijimeve të tij u shit për plot 6.1 milionë euro në një ankand në “Gooding & Company”.
 
Për ndërtimin e makinës, 48 vjeçari përdori një motorr “Audi” dhe frena “Mercedes”. Mazur gjithashtu shpenzoi orë të tjera duke kërkuar foto të makinës si dhe duke kërkuar blogje të ndryshme për të ndërtuar vetë pjesën e saj.

Makina “McLaren F1” u dizenjua nga inxhinieri britanik Gordon Murray dhe u ndërtua për herë të parë në vitin 1991.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)