Ndërtuesi i varkave, Paul Baker, ka ndërtuar një varkë në formë veze.

Kjo varkë më gjatësi 12 metra do të jetë banesa dhe vendi i punës, gjatë vitit tjetër, i artistit Stephen Turner, 58 vjeçar.

Veza është regjistruar si varkë dhe është projektuar për të mos shkaktuar dëme në mjedis. Turner do të kalojë 12 muaj në të duke studiuar natyrën dhe proceset e ndryshme të saj.

Arkitekti Wendry Perring dhe projekt-menaxheri Phil Smith kishin detyrën e projektimit të vakrës në formë veze. Çdo gjysmë e vezës është e përbërë nga druri dhe një membranë mes tyre për të mos lejuar ujin të depërtojë brenda.

Varka është pak më e gjërë në fund për të lejuar hapsirë për dollapet dhe një tualet. Gjithashu në këtë varkë të veçantë ka hapsirë edhe për kuzhinën, tavolinën e punës dhe ambient për relaks.

Ndërtuesit të saj, Paul Baker iu deshën 6 muaj për të ndërtuar hapsirat e dy pjesëve të varkës. Sipas tij, një nga pjesët më të vështira ishte përthyerja e drurit.

Aventura e ardhshme e Stephen Turner, në bordin e kësaj varke, do të jetë eksplorimi i natyrës ndërmjet ndryshimeve mjedisore.

Varka e quajtur The Exbury Egg ka kushtuar 47 mijë euro dhe është financuar nga Arts Council dhe sponsor të tjerë privat.

Redaksia Online
(Erin Dini /a.ç/shqiptarja.com)