Ndërtuesit: Qeveria
100 mln euro borxh
Shoqata e Ndërtuesve ka akuzuar dje ministrat se gënjejnë kur deklarojnë që qeveria u ka paguar të gjitha detyrimet firmave private të kontraktuara. Sipas drejtorit Maksim Muçi, ngaqë nuk po u paguhen prej vitesh 100 milionë euro, ndërtuesit kanë falimentuar ose kanë ulur ndjeshëm pagat.
Pas disa deklaratave të ministrit të Financave Ridvan Bode apo të Punëve Publike Sokol Olldashi se firmave të kontraktuara nga qeveria u janë paguar të gjitha detyrimet nga shteti, dje Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë ka pohuar se, që nga viti 2009, borxhi i Ekzekutivit ndaj tyre vazhdon të mbetet në nivelin e 100 milionë eurove. Sipas drejtorit të saj ekzekutiv Maksim Muçi, qeveria ka shlyer herë pas here detyrime, por borxhi mbetet po ai.
Viti 2012, tha Muçi, shënoi një thellim të mëtejshëm të krizës ekonomike në sektorin e ndërtimit. Firma me aktivitet zero, ulje pagash deri në 30% për të punësuarit, rritje e borxhit nga ana e qeverise, si dhe apartamente te pashitura: ky ishte viti që po lemë pas për sektorin e ndërtimit, i cili shënoi vitin e katërt të krizës pa ndërprerje, gjatë së cilës numërohen rreth 2 mijë subjekte të mbyllura.
Vetëm dy ditë më parë, gjatë publikimit të statistikave afatshkurtëra për tremujorin e tretë të këtij viti nga ana e Institutit zurtart të Statistikave, u vu në dukje se shifra e afarizmit në ndërtim, e vlerësuar me çmime fikse, deflatuar me Indeksin e Kushtimit në Ndërtim, është ulur 15.8 për qind, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit paraardhës, ndërsa krahasuar me tremujorin e dytë 2012 është ulur 0.3 për qind.
Volumi i prodhimit është ulur 14.6 për qind krahasuar me tremujorin e tretë 2011. Nga ana tjetër, numri i të punësuarve në ndërtim është ulur në tre muaj 8.2 për qind, ndërsa pagat janë ulur me 8.1 për qind gjatë të njëjtës periudhë. Sipas ndërtuesve, numri i apartamenteve të pashitura në shkallë vendi këtë vit ka arritur shifrën rekord 12 mijë. Numri më i madh rezulton ne qytete turistike, ku pati një bum ndërtimesh më parë.
"Rreth 5 mijë janë në Vlorë, rreth 2.500 janë në Sarandë, rreth 300 në Korçë, rreth 4.500 në Durrës. Në Tiranë, përsa i përket zonës së Bashkisë, janë pak - sepse flasim vetëm për Bashkitë dhe nuk flasim për Kasharin, Farkën e zonat e tjera - shifra është rreth 600-700 apartamente", tha Maksim Muçi. Ministri i Punëve Publike Sokol Olldashi deklaroi në një nga seancat parlamentare se dikasteri që drejton "nuk u ka asnjë borxh kompanive të ndërtimit të rrugëve. "Borxhi është zero dhe e gjithë përpjekja e PS për të krijur histori borxhesh është trillim borxhesh" tha ai. Në këtë linjë është shprehur edhe Ridvan Bode gjatë prezantimit të p/buxhetit 2013.
Shkrimi u publikua sot në gazetën SHQIPTARJA.com (print), 29 dhjetor 2012(ad.ti/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38%
-
Jo
53%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 2346
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident tragjik në aksin 'Shkodër-Koplik' mëngjesin e sotëm, automjeti përplasi për vdekje 80-vjeçarin
26 Nëntor, 08:15
-
Lufta në Ukrainë, sulm i ri rus me dron në Kiev
26 Nëntor, 07:56
-
'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian
26 Nëntor, 07:38
-
Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21
26 Nëntor, 07:28
-
Lufta/ Hamasi e mirëpret një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut
26 Nëntor, 07:16
-
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë
26 Nëntor, 07:06
-
Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?
25 Nëntor, 22:54
-
Operacioni i SPAK/ Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve
25 Nëntor, 22:53
-
Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja
25 Nëntor, 22:34
-
Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur
25 Nëntor, 22:17
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici
25 Nëntor, 22:09
-
Nga Suel Çela tek i vëllai, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë
25 Nëntor, 22:00