Ndahen çmimet e MTV, Rita
Ora magjeps me perfomancën e saj

Ndahen çmimet e MTV, Rita <br />Ora magjeps me perfomancën e saj
GJERMANI - MTV Europe Music Awards 2012, një nga eventet më të rëndësishme të muzikës botërore është zhvilluar në Frankfurt të Gjermanisë. Ky event mbledh çdo vit këngëtarë nga e gjithë bota, të cilët performojnë në rryma të ndryshme muzikore.

Frankfurti bëhet kështu mikpritës për të dytën herë, pasi MTV Europe Music Awards është mbajtur në po të njëjtin qytet edhe në vitin 2001. Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka hapur këtë mbrëmje gala. Pamja e 21-vjeçares është cilësuar si magjepsëse nga mediat e huaja. Ajo këndoi hitin e saj R.I.P dhe solli një performancë që u mirëprit nga publiku gjerman.

Fituesja e madhe e kësaj nate ishte këngëtarja e famshme e muzikës kantri, Taylor Swift, duke u bërë fituesja e tre çmimeve të rëndësishme, artistja më e mirë femër (Best Female), performanca më e mirë live (Best Live) dhe paraqitja më e mirë (Best Look). Ajo ishte shumë e emocionuar dhe tha se ende nuk e besonte që Gjermania i dha plot tre çmime. Këngetari Justin Bieber, i cili nuk mori pjesë në ceremoni, fitoi tre çmime, artisti mashkull më i mirë (Best Male), kënga pop më e mirë (Best Pop) dhe paraqitja skenike më e mirë në botë (Best World Stage).

Ndërsa grupi britanik One Direction fitoi çmimin prezantimi i ri më i mirë (Best New Act) dhe çmimin e fansave (Biggest Fans). Çmimi për videon më të mirë (Best Video) shkoi për Psy, i cili solli një performancë energjike me këngën Gangnam Style. Kjo këngë që nga momenti që është lançuar në muajin korrik, ka arritur të marrë 700 milion klikime në youtube.

(ds/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi