Ndahen çmimet kombëtare të letërsisë

Ndahen çmimet kombëtare të letërsisë
TIRANE - Më 20 dhjetor pritet të ndahen Çmimet Kombëtare të Letërsisë nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Kryetari i jurisë i këtij edicioni është Amik Kasoruho, ndërsa ende nuk janë bërë publikë gjashtë emrat e anëtarëve të jurisë që do vlerësojnë letërsinë shqipe.

E veçanta e këtij edicioni është përfshirja në konkurim e autorëve edhe jashtë Shqipërisë.

Dhjetë çmime ndahen për zhanre të ndryshme, përfshirë poezinë, prozë dhe përkthim, si dhe ndahet çmimi kombëtar për letërsi, të gjitha të emërtuara sipas personaliteteve të historisë letrare, si Gjergj Fishta, Fan Noli dhe përkthyesi Jusuf Vrioni. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet pasditen e 20 dhjetorit në Teatrin Kombëtar.

Çmimet Kombëtare të Letërsisë janë kthyer tashmë në një traditë nga MTKRS, juria e të cilave vlerëson veprat më të mira të gjinive të ndryshme, risitë dhe dukuritë letrare të tyre, gjatë një një viti.

Vjet, juria ia akordoi “Çmimin e madh të letërsisë” Sabri Hamitit me veprën “Poetika shqipe”, ndërkohë që u ndanë edhe nëntë çmime të tjera.

(Dh.H/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës