LOS ANGJELOS- Filmi “American Hustle” fiton 3 çmime në ceremoninë e 71-të të “Golden Globe” që u mbajt mbrëmë në Los Anxhelos, duke përfshirë edhe atë të filmit më të mirë komedi.  

Ndërkohë aktorët e tij Amy Adams dhe Jennifer Lawrence fituan çminin si aktorja më e mirë protagoniste dhe aktorja më e mirë jo protagoniste.

 “12 Years a Slave” i regjisorit Steve McQueen's mori çmimin më të nderuar të mbrëmjes, atë të filmit më të mirë dramatik ceremoninë e sivjetshme të çmimeve Golden Globes..

Ky ishte çmimi i vetëm që ky film mori, ndërkohë që ishte nominuar për 7 çmime.

Si regjisori McQueen ashtu dhe aktorët Chiwetel Ejiofor dhe Michael Fassbender e Lupita Nyong'o morën vlerësime por nuk arritën të shtinin në dorë asnjë prej çmimeve.

Matthew McConaughey fitoi çmimin e aktorit më të mirë në dramë për rolin e tij si pacienti me hiv, Ron Woodroof.

Hared Leto fitoi çmimin e aktorit më të mirë jo protagonist në filmat dramë.
 
Leonardo Di Caprio fitoi çminin aktori më i mirë në filimin “The Wolf of Wall Street” duke mundur aktorin Christian Bale dhe Bruce Dern.
 
Ndërkohë  filmi me regjisor Italian Sorrentino, "La grande bellezza' ka arritur të fitojë një çmimin e filmit më të mirë të huaj, duke i dhuruar Italisë një çmim të Golden Globe i cili nuk ishte fituar që prej 1989.  Filmi Italian në këtë mënyrë ecën drejt Oskar.

Aktorja Cate Blanchet u vlerësua "Aktorja më e mirë" në dramën "Blue Jasmine".

Ndërsa amerikani Bryan Cranston fitoi si aktori më i mirë në një dramë televizive.

Drejtori më i mirë i Motion Picture u vlerësua Alfonso Cuaron, për filmin fantastiko-shkencor "Gravity".

"Frozen" mori çmimin si filmi më i mirë artistik i animuar, nërsa "Breaking Bad", filmi më i mirë serial.

Çmimet "Golden Globe" jepen për filmat kinematografikë e televizivë dhe konsiderohen si më prestigjiozet pas çmimit Oskar.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)