Ndahen çmimet për mësuesit më të mirë gjatë vitit 2023, dominojnë shkollat në rrethe

Në një ceremoni të veçantë të organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit janë nderuar sot mësuesit e vitit, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre të vyer në përgatitjen e brezave të rinj.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, ka shprehur mbështetjen e qeverisë shqiptare për rritjen historike të pagave të mësuesve të arsimit parauniversitar brenda vitit 2024.

 “Një nga faktorët që ndikojnë drejtpërdrejtë në performancën dhe në rritjen e dinjitetit tuaj është mbështetja financiare. Në vitin 2024 ne do të kemi një rritje pagash të konsideruseshme për mësuesit tanë, duke synuar që në fund të 2024 paga mesatare për mësuesit do të jetë 950 euro, - tha Manastirliu në fjalën e saj.

Duke vlerësuar punën e çdo mësuesi, Ministrja Ogerta Manastirliu, bëri me dije nisjen e  një programi të ri trajnimi për mësuesit me qëllim rritjne e tyre profesionale.

“Një nga masat që do të ndërmarrim është Programi Kombëtar për Zhvillimin Profesional të Mësuesve, ku do ta fillojmë trajnimet për praktikat efektive të mësimdhënies në fushat e matematikës, gjuhës dhe shkencave dhe 4 mijë mësues që menjëherë në fazën e parë të këtij programi, do të jenë përfitues, për të përmirësuar aftësitë e tyre pedagogjike në funksion të rritjes së nivelit të kompetencave të nxënësve”, tha Ministrja Manastirliu.

Nga ana tjetër, për t'ju përgjigjur sfidave të kohës dhe digjitalizimit, Ministrja Manastirliu nënvizoi se në fokus të investimeve të MAS do të jetë shtimi i laboratorëve smart në shkolla, me 216 laboratorë gjatë 2024.

Në këtë ceremoni janë vlerësuar me çmime 10 mësues dhe dy ekipe nga shkollat e mesme dhe 9-vjeccare në të gjithë vendin:  Tre çmimet për “Mësuesi i vitit 2023” ju dha mësueseve:  Adela Puca nga shkolla 9-vjeçare, “Demir Gashi”, Peshkopi, mësuese Oderina Ndreu nga gjimnazi "Asim Zeneli", Gjirokastër dhe mësues Ramazan Zaimi nga shkolla e Vidhanit në Gramsh.

Çmimi “Mësues Promotor i Talenteve 2023” ju dha mësueses Alketa Nikolla nga shkolla e mesme artistike, "Jan Kukuzeli" në Durrës.

Çmimi “Mësuesi Special 2023” ju dha mësuese Nertila Hoxha nga shkolla 9-vjeçare "Liri Kazazi" në Lushnjë.

Çmimi “Mësuesi i Dalluar 2023" ju dha mësuese Matilda Hoxha, drejtore e shkollës 9-vjeçare “Riza Spahiu”, në Kukës.

Çmimi “Psikologu/punonjësi social 2023” ju dha mësuese Majlinda Toma nga Gjimnazi "Hydajet Lezha" në Lezhë.

Çmimi “Trajneri sportiv 2023” ju dha mësues Ardit Lamës nga shkolla "Lef Sallata" në Vlorë.

Çmimi “Mësuesi Mjeshtër 2023” ju dha mësuese Edlira Tabaku, nga gjimnazi "Babë Dudë Karbunara" në Berat.

Çmimi “Mësuesi Novator 2023” ju dha mësueses  Emirjeta Luzi, mësuese e Informatikës në shkollën e mesme "Sami Frashëri", Tiranë.

Çmimi "Ekipi më i mirë 2023" për shkollat  9-vjeçare ju dha shkollës 9 vjeçare "Mësonjëtorja e Parë Shqipe", Korçë.

Çmimi "Ekipi më i mirë 2023" për shkollat e mesme ju dha gjimnazi "28 Nëntori" në Shkodër.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jugu: 29/12/2023 09:40

    Mësuesit të jenë të aftë se i lanë fëmijët dhoge,as mësim nuk bëjnë.U japin dhe pyetjet e provimit para që t'i mësojnë dhe kopjojnë,qe mësuesi te dali mirë për veten e tij dhe fëmijët tanë i lënë të dhoge.Rrogen e keni nga 800 e 900 mijë lekë dhe prapë nuk U dalin!Bëni dhe gjithë ato pushime dhe prapë të pakënaqur!Avash se dhe aq ore pune keni,të shtunën dhe të djelën pushim!Po s'keni faj ju,fajin është që nga lart qe nuk U vjen njeri kontroll si më parë,jeni vete zot vete shkop.Me ca drejtora bukuran që të jenë për kukulla jo për atë që u kërkon detyra.Mjere fëmijët tanë që kanë mësuesi si ju që dhe 5-en e keni parë me lek.Ku është Ministria,çfare ben,vetem për foto është?

    Përgjigju
  • Të urtët gjer ne dhembje: 28/12/2023 22:35

    Sa u rritën pagat e deputetëve, ministrave, kryeministrit, presidentit????? Mbi ç'kritere? Për cilat arritje? Turp ti vijë qeverisë dhe kësaj palo ministreje që tallen kështu me mësuesit

    Përgjigju
  • Valbona: 28/12/2023 17:33

    Mesuesit duhen te kishin marre shperblim te gjithe! Puna e mesuesit po veshtersohet çdo dite! Si është e mundur qe vetem mesues nga rrethet qenkan mesuesit me te mire!!?? Pse vetem 10 mesues ka shqiperia dhe ata po e mbajne arsimin shqipetare??? Është shume e turpshme qe mesuesit po trajtohen ne menyren me te keqe te mundshme. Nuk shperblehen per punen e palodhur qe bejne . Mesuesit duhet te kishin shperblim pa perjashtim te gjithe! Menduam se znj.Ministre do ndyshonte diçka per sa i perket arsimit ne te mire te mesuesit! Faleminderit per mirkuptimin!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025