Ndahen Kylie Jenner dhe Tyga 
s'ka dhuratë ditëlindjeje për reperin

Ndahen Kylie Jenner dhe Tyga <br />s'ka dhuratë ditëlindjeje për reperin
Një nga çiftet më mediatike dhe më të klikuar në rrjete sociale, Kylie Jenner dhe reperi Tyga, nuk janë më bashkë. Lajmi bëhet i ditur nga TMZ, pikërisht ditën e ditëlindjes së reperit 26-vjeçar.

Thuhet se ka qenë 18-vjeçarja ajo që i ka dhënë fund lidhjes për shkak ‘të presionit nga familja Kardashian’, që janë përfolur shpesh për antipati ndaj të dashurit të motrës së tyre. Kylie nuk ishte e pranishme në ditëlindjen e Tyga-s ditën e djeshme, ndërsa reperi zgjodhi të festojë me miq.

Gjithashtu asnjë nga familja Kardashian nuk e uruan në rrjete sociale djalin e ditëlindjes, traditë që e respektojnë për përvjetorin e çdo personi të dashur. Rikujtojmë se Tyga i bleu Jenner një makinë tip ‘Ferarri’ për përvjetorin e saj të 18-të.

Reperi do të duhet ta festojë ditëlindjen e tij pa Ferrari po e po, por edhe pa të dashur. Ende nuk dihet sidoqoftë nëse këto fjalë janë të vërteta, apo vetë këshilli i ndrikullave Kardashian e ka shkruar një skenar të tillë, për të qenë në qendër të vëmendjes…sërish, ose për të ardhur fuqishëm në skenë me një super-dhuratë nga Kylie, pikërisht atëherë kur asnjë nuk e priste.
kylie jenner
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’  Rama: Na tmerrove fare...!

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’ Rama: Na tmerrove fare...!