Lidhja me Damianos dhe Armelës ashtu siç pritej ka zgjatur shumë pak pasi çifti doli nga Shtëpia e Big Brother.

Lajmi për ndarjen, e ka dhënë vetë Armela e cila në një “live” në rrjetin social Instagram, ku u shpreh për të gjithë fansat që ishin të interesuar, se nuk janë më bashkë.

Shkak për ndarjen e tyre, Armela tha se ka qenë një deklaratë e Damianos. Sipas saj, Damiano kishte thënë për të se ‘ s’më ha për Armelën, dua ta heq qafe’ .
 
 Por pas kësaj deklarate të ish- partneres së tij, Damiano është kundërpërgjigjur me një status, ku shkruan mes të tjerave “Mjaft përfituat në kurrizin tim”.
 
“Po mundohen të më shkelin dy persona që deri dje e dini vetë se çfarë kanë shprehur kundrejt njëra tjetrës. Sa për tradhëtinë po ju dëgjoj, por asnjë përgjigje më, asnjë vëmendje. Boll përfituat në kurrizin tim”, -shkruan Damiano.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)