Ndahet grupi “Lynx”, largohet vokalisti

Ndahet grupi “Lynx”, largohet vokalisti
Prej kohësh janë një nga grupet e rrokut më të pëlqyer nga të rinjtë në Shqipëri, por mesa duket grupi i djemve “Lynx” është nuk do të jetë si më parë. Mësohet se vokalisti Endrik Beba është larguar nga bendi për arsye të cilat ende nuk dihen.

I kontaktuar për “Shqiptarja.com”, Endriku është shprehur se asgjë nuk është ende zyrtare por ai nuk mohoi largimin nga “Lynx”. Një tjetër grup i njohur shqiptar prej të cilit është larguar vokalisti Renis Gjoka është edhe grupi “Burn”.

Gjoka asokohe u zëvendësua këngëtarin Dino Zigelli. Mbetet për tu parë se çdo të ndodhë tashmë me grupin “Lynx”. Edhe më parë nga ky grup është larguar një anëtar bateristi Rei Sulejmani.

grupi lynx

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës