Ndahet Inva Mula nga biznesmeni
kosovar?! Ja ç'thonë familjarët

Ndahet Inva Mula nga biznesmeni<br />kosovar?! Ja ç'thonë familjarët
Sopranoja me famë ndërkombëtare e cila ka pushtuar çdo skenë është përfshirë në një detaj jo të lehtë për emrin e saj, duke u bërë kryefjala e lajmeve rozë gjatë ditës së djeshme.

Bëhet fjalë për çiftin Inva Mula dhe Ethem Ramadanin, të cilët përfliten se janë në prag divorci. Të kontaktuar nga “Shqiptarja.Com” burime pranë familjes kanë konfirmuar të kundërtën, madje na pohuan se në këto momente ajo ndodhet në Dubai duke pushuar në prag të festave të fundvitit pas suksesit që pati në Angli, Paris dhe Shkup.

Nuk e dimë nëse lajmi për mundësinë e një divorci ka pasur një tjetër qëllim apo është një dashakeqësi ndaj figurës së çiftit më të pasur në botën e artit. Ndërkaq, mediat kosovare kanë pohuar se burime të afërta me çiftin thonë se pas disa vitesh së bashku, raportet mes tyre janë ftohur duke çuar deri në ndarjen e tyre.

Inva dhe Ethemi nga martesa e tyre kanë vajzën e quajtur Nina, e cila mban emrin e nënës së ndjerë të saj. Kujtojmë se, sopranoja me famë ndërkombëtare e cila ka prekur çdo sukses në çdo skenë, para shumë vitesh është divorcuar me këngëtarin Pirro Çako, me të cilin ka edhe një djalë
inva mula
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Interi bën autokritikë pas humbjes në derbi, fiton 2-3 në Udine! Juventus kërkon tri pikët

Interi bën autokritikë pas humbjes në derbi, fiton 2-3 në Udine! Juventus kërkon tri pikët