Është ndarë nga jeta një nga aktorët më të spikatur në skenën e teatrit të Fierit. Ditën e sotme është shuar Xhelal Hoxha, i njohur edhe si ish-drejtori i teatrit Bylis në Fier.
/Shqiptarja.com
Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë zyra e shtypit të teatrit fierak, të cilin e ka cilësuar si një nga drejtuesit më të spikatur të teatrit Bylis për disa vite me radhë.
“Me keqeardhje te thelle, trishtim e dhimbje ju njoftojme largimin nga ne te nje prej drejtuesve me te spikatur te Teatri Bylis Fier, mikut tone, Xhelal Hoxha. Gjithmone do e kujtojme me mirenjohje e respekt. Lamtumire i dashur mik!”, thuhet në njoftimin e teatrit.
s.k/Shqiptarja.com










