Ndahet nga jeta Ali Miruku.
Ja veprat e artit që la pas

Ndahet nga jeta Ali Miruku.<br />Ja veprat e artit që la pas
TIRANE- Artisti shqiptar Ali Miruku ka ndërruar jetë para dy javësh, në moshën 60-vjeçare nga një sëmundje e rëndë. Lajmi vjen nga  miqtë e tij në Jacksonville, Florida, ku ai ka jetuar prej 20 vjetësh me bashkëshorten Suzanën dhe fëmijët; djalin Erjonin dhe vajzën Arjola. Ali Miruku ka lindur më 22 qershor 1954 dhe ndërroi jetë më 4 shkurt 2014. Ali Miruku njihet si pedagogu i qindra artistëve të rinj që dolën nga bankat e shkollës artistike “Prenkë Jakova” në qytetin e Shkodrës.

Studimet për pikturë i ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera në vitin 1979 në Akademinë e Artëve në Tiranë. Në vitin 1984 piktura e tij titulluar “Punonjësit e Hidrocentralit të Komanit” është bërë pjesë e katalogut të pullave të postës kombëtare të Shqipërisë. Ai ka hapur me dhjetëra ekspozita në galeritë e Shqipërisë. Pas rënies së komunizmit nis të ekspozojë jashtë kufijve.

E nis me një ekspozitë me piktura në SHBA në vitin 2003 në Kolegjin Shtetëror të Jacksonville, Florida, ku merr vlerësime të larta nga kritika. Që nga ajo kohë koleksioni i pikturave të tij është ekspozuar në shumë vende të ndryshme të botës si në Paris, Meln të Gjermanisë dhe në vitet 1996-2004 për çdo vit çelte ekspozita tek “Frame Shop Art Gallery” në Jacksonville, Florida.

Nga viti 1996-2001 çdo vit ka çelur ekspozita në “International Assiciation of amusement Park and Attractions(IAAP) në Atlanta GA, Dallas TX, Orlando Fl, Neë Orleans LA. Ali Miruku është autori “Pegasus”-it një skulpture parku që fitoi vendin e parë në konkursin e organizuar nga Bashkia e qytetit midis 30 skulptorëve më të mirë të Floridës. Artisti shqiptaro-amerikan Ali Miruku ka lënë pas koleksione të dhjetëra veprave të artit që gjenden në Shqipëri,SHBA, Zvicër, Austri,Angli, France,Itali,Greqi etj.Dh.Ha.

Shkrimi u publikua sot (18.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane