Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni Petrit Bushati është ndarë nga jeta ditën e sotme, si pasojë e një sëmundje të rëndë kronike. Lajmi konfirmohet nga Ministria e Punëve të Jashtme. Diplomati me karrierë, Petrit Bushati u zgjodh ambasador i Shqipërisë në Shkup në pranverë të këtij viti.
Ndërkaq, Petrit Bushati ka qenë ambasador në Suedi në vitet 1988-1991, ambasador në SHBA në vitet 1997-2001 si dhe ambasador në Beograd në vitet 2002-2006.
Në nder të diplomatit Bushati, Ministria e Punëve të Jashtme do të zhvillojë ceremoninë e homazheve ditën e nesërme në orën 12:00-14:00 në ambientet e këtij institucioni.
MPJ: Ngushëllime për ndarjen nga jeta të ambasadorit Bushati
Ministria e Punëve të Jashtme njofton me hidhërim të thellë ndarjen e parakohshme nga jeta, si rezultat i një sëmundjeje të rëndë, të Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë, z. Petrit Bushati.
Gjatë karrierës së tij të spikatur në shërbimin e jashtëm, Ambasador Bushati ka shërbyer si Ambasador i Shqipërisë në SHBA, Suedi, Serbi dhe së fundmi në Maqedoni, si dhe ka qenë ushtrues i funksioneve të larta në disa organizata rajonale.
Ministria e Punëve të Jashtme i shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve të Ambasador Bushatit dhe informon se nesër, datë 23.11.2014 nga ora 12:00 deri në orën 14:00, pranë MPJ do të organizohen homazhet në nderim të Ambasadorit. Pas përfundimit të homazheve, kortezhi do t’i drejtohet varrezave të Tufinës ku do të kryhet ceremonia mortore.
Ditmir Bushati: Dhimbje për humbjen e parakohshme të ambasadorit Bushati
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ka shprehur ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoni, Petrit Bushati.
“Dhimbje e thelle për ambasador Petrit Bushatin. Fisnikëria, përkushtimi e profesionalizmi i tij do t’i mungojnë diplomacisë shqiptare. #RIP”, shkruan ministri Bushati në faqen e tij në rrjetin social “Twitter”.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com