DURRËS- Ard Daullxhiu një personazh i njohur i ekranit dhe mediave sociale për shkak të historisë së tij, ka ndërruar jetë mesditën e kësaj të hëne. Report Tv mëson se Daullxhiu ka pësuar infarkt.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, por për fat të keq nuk ka mundur që të mbijetojë.

Daullxhiu u bë i njohur pas kërkesave publike drejtuar shqiptarëve për ta ndihmuar në lidhje me banesën e tij, por edhe për të gjetur një grua.