Zhvillimet më të rëndësishme
1’-Ka nisur në Arlington, Teksas, dueli mes Portugalisë dhe Spanjës që pritet të prodhojë emocione të forta.
Si vijnë skuadrat
Një prej dueleve më të mëdha të 1/8-ve të Botërorit, Portugali-Spanjë, do të luhet sonte në orën 21:00 në stadiumin e Arlingtonit. Ky mund të jetë finishi për legjendarin Cristiano Ronaldo me Portugalinë, pasi në konferencën për shtyp para ndeshjes CR7 tha se me siguri ky është Botërori i fundit për të.
41-vjeçari debatoi gjatë me gazetarët, dukeu thënë se ‘për 23 vite e kanë sulmuar, por se ai vazhdonte të kontribuonte me Portugalinë’. Vetë CR7 e pranoi se ‘nuk është më ai lojtari i dikurshëm’, por saktësoi se nuk ka bërë keq në këtë Botëror. Sipas Ronaldos realizimi i 3 golave nuk është pak dhe se lojtarët të cilët kanë realizuar më shumë ‘kanë patur një formë më të mirë’. 5 herë fituesi i ‘Topit të Artë’ u pa shumë i relaksuar para superduelit, kur tha se ‘fitimi ose jo i Botërorit nuk do ta bëjë më pak Cristiano Ronaldo’.
Duhet theksuar se Spanja e nis si favorite përballjen e Botërorit kundër Portugalisë, teksa mbrojtësi Pau Cubarsi u shpreh se ‘Ronaldo është një legjendë e këtij sporti që do t’i kërkojë fanellën në fund’. Sakaq trajneri De La Fuente e pret me padurim duelin me Portugalinë, duke thënë se ‘Spanja i admiron të tilla sfida’, ndërsa deklaroi me siguri se ‘mesfusha e Spanjës është më e mira në Botëror’.
Ndeshja e fundit mes Spanjës dhe Portugalisë është luajtur në 2025, teksa luzitanët pas rezultatit 2-2 ku shënoi edhe Ronaldo fitoi me penallti Ligën e Kombeve.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente











