Shuhet bilbili i këngës popullore shkodrane

Shuhet bilbili i këngës popullore shkodrane

Ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare mjeshtri i këngës popullore shkodrane Shyqyri Alushi. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë, prej të cilës dergjej prej ditësh në spital.

Shyqyri Alushi ka pasur një karrierë mjaft të pasur muzikore. Ai ka marrë pjesë në të gjitha festivalet dhe koncertet e organizuara në Shkodër si dhe në të gjitha përfaqësimet e folklorit muzikor shkodran në festivalet folklorike kombëtare dhe në Kosovë. Gjithashtu vlen për tu përmendur se Alushi gjatë karrierës së tij ka marrë pjesë në disa turne turne ndërkombëtare si në Rumani, Portugali, Turqi, Francë, Gjermani, Mali i Zi etj.

Gjatë jetës së tij ai ka marrë mjaft çmime të rëndësishmë ku ndër to përmendim: “Artist i Merituar”, “Çmimi i Karrierës”, “Krenaria e Qytetit” etj. Në Shkodër ai njihej nga të gjithë si mjeshtri i ahengut shkodran pasi muzikat dhe këngët e tij arrinin të preknin çdokënd që i dëgjonte.

Pak kohë më parë familjarët e Shyqyri Alushit i bënë apel Ministrisë së Shëndetsisë dhe Shtetit se ndaj tij duhet të kishte një vëmendje më të madhe.

Shyqyri Alushi në spital

Një nga këngët e Shyqyri Alushit

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fans: 20/03/2019 00:01

    Shyqyr qe pash emrin e tij Te shkrojtur tamam Shyqyri Alushi. Ne disa gazeta shkuhej diku Shqyri ose shyryqi Alushi. Se ndihmoj njeri Te shkretin e lane Te vdese

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Xabi Alonso drejt rinovimit, Liverpool hedh sytë te trajneri portugez

Xabi Alonso drejt rinovimit, Liverpool hedh sytë te trajneri portugez