Ndahet nga jeta në moshën 95-vjeçare Kasëm Kaso-Kaçi, drejtori më jetëgjatë në Policinë e Shqiptare. Kasëm Kaso-Kaçi, ka ndërrua jetë ditën e djeshme, ndërsa ka mbajtur për 15 vite postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Shqiptare, duke u cilësuar edhe drejtori më jetëgjatë në këtë detyrë.
Kasëm Kaso, i njohur publikisht Kasëm Kaçi, është lindur më 16 qershor 1927 në Gjirokastër. Kasëm Kaçi kreu 5 klasë të shkollës fillore në Gjirokastër, në periudhën 1936-1941, ndërsa shkollën e mesme e ka kryer në Shkodër, pas çlirimit të Shqipërisë. Arsimin e lartë, Institutin Juridik, e ka kryer në periudhën 1956-1959. Ka kryer me korrespondencë Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike, në Universitetin Shtetëror të Tiranës, duke u diplomuar “jurist”, ndërsa u specializua në Bashkimin Sovjetik për shërbimet e Policisë.
Në muajin maj 1943, ende pa mbushur moshën 16 vjeç, doli partizan dhe mori pjesë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Pas disa posteve në polici dhe Ministrinë e Brendshme, në shkurt 1968 në postin e lartë “Drejtor i Policisë Popullore”, ku qëndroi për dymbëdhjetë vjet pa lëvizur, deri në janar 1980. Në gusht 1982, është rikthyer përsëri në detyrën “Drejtor i Policisë Popullore”, ku shërbeu deri në dhjetor.
Për ndarjen e tij nga jeta ka shprehur ngushëllimet edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, i cili ka vlerësuar rolin e tij në dërtimin e policisë së Shtetit përgjatë viteve.
"Te nderuar familjarë të Ish Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Kasem KASO-KAÇI Me pikellim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Z.Kasëm KASO- KAÇI, i cili për rreth 15 vite ishte në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Shqiptare, duke u veçuar si më jetëgjati në detyrë. Në emrin tim dhe të Policisë së Shtetit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e kësaj figure të rëndësishme në rrugëtimin 109 vjeçar të Policisë së Shtetit, të cilën Z.Kasëm KASO- KAÇI e drejtoi dy herë në periudhat respektive Shkurt 1968-Janar 1980 dhe Gusht 1982-31 Dhjetor 1984. Emri i tij do të kujtohet nga gjeneratat e ardhshme si një luftëtar dhe veteran i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, por edhe si ish Drejtor i Përgjithshëm i Policise Shqiptare në radhët e së cilës punoi mbi 40 vite. Njëherazi lutemi për përcjelljen e ketyre ngushëllimeve edhe te afermve, miqve dhe të dashurve të Z.Kasëm KASO- KAÇI. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të", shkruan Nano.

-
Dmth i bie qe nese neser ka nje pervjetor te ndonje kreu te Sigurimit te Shtetit nuk do qe habi te degjonim kreun e SHISH te mbante nje perkujtimore. Nuk kane faj. Policia dhe policet inkompetente te para 90 nuk paten shume problem se goditjen pas 90 e hengri hetusia dhe ish sigurimi. Ndersa policet si smundje e bute iu futen me themel korrupsionit. Sa e sa police dhe oficere u bene biznesmen. Tani del nje ufo dhe thote drejtori me jetgjate i policise. U pika o idiot.
Përgjigju -
R.I.P.z.Kaso! Pavaresisht se ne cilen kohe ka sherbyer,zoteria ka bere detyren e caktuar nga shteti.Ai ka marre pjese ne lufte qe kur ka qene adoleshent dhe me pas eshte perzgjedhur te punoje ne policine e shtetit dhe per /RIKUN/ ketu poshte,ai nuk ishte polic i zakonshem,ishte drejtor i policise, pra nuk mund te trajtohet ne anonimat.Sa per llojet e arrestimeve,eshte e vertete qe ka arrestuar kundershtare te regjimit,por ama ka arrestuar dhe kriminele te rendomte.Kam pasur rastin te lexoj disa libra te tij,ku shkruante edhe per raste krimesh ordinere,qe nga vjedhjet e deri te vrasjet.Ne te vertete problemi i sotem eshte qe,policia e asaj kohe gjykohet e konceptohet me /kutet/e sotme.Sot te gjithe mendojne qe policia e asaj kohe merrej vetem me kundershtaret e regjimit dhe supozohej qe nuk kishte presionin dhe sfidat e policise se sotme me gangot,drogen,etj.Ky eshte nje koncept komplet i gabuar,dhe per kete pjeserisht fajtor eshte dhe shteti komunist i kohes,qe nuk jepte asnje lajm per krimet ordinere.Ne lajmet e asaj kohe nuk kishte vend per krimet ordinere,per aksidente,etj,sic jane te mbushura kronikat sot,sepse /NJERIU I RI/ nuk supozohej te bente gjera te tilla.Te vetmet raste qe benin lajm ishin grupet armiqesore dhe ndonje aksident shume i rende me shume viktima.Droge nuk ka patur,por prostitucioni,kontrabanda,vjedhja e vrasja kane qene te faktuara dhe atehere dhe policia e atehereshme nuk kishte avantazhet shkencore qe ka policia e sotme.
Përgjigju -
Nuk kam asgje kundra me faktin se ja ka drejtuar familjareve pasi 15 vite punonjes shteti eshte fakt... ajo qe sme pelqen eshte qe e kane bere publike... po e Bere publike prit regime sepse ky nuk ka luftuar prostitution droge grupe kriminale por armiq populli qe shumica ishin barkthare te pafajshem te projektuar si kundershtar partie
Përgjigju -
O Gledis le kokrren e namit. Dukesh qe je fans i komunistave dhe po promovon te keqen ne polici. Zoti e befte mire por me duket se fund te trishte do kesh pasi nuk shtyhet jeta duke u lepire lart e poshte. Semundje e bute ngele. Behu burre dhe ku dershto urdhrat politik.
Përgjigju -
Po ky spiun ishte ..varja
Përgjigju-
Ik ore shaqo ik leri ballistat ti po flas pasi e moren pushtetin komunistat dhe nuk la me gje pa i ber ketij populli vetem menxyra i sollen .. po ti shaqo duhet te jesh kolegu i ketij spiuni qe merrte njerezit me qaf kot..spiunat ne litar e kan vendin ..
-
Spiuna kane qene ish ballistet e fashistet. Beni dallimin kush spiunon dhe ke.
-
-
Nuk ka qene Policia e Shtetit, por Policia e Popullit, dmth e partise. Mos i ngaterroni gjerat.
Përgjigju










Komente
Komento