Është ndarë nga jeta në moshën 55 vjeçare, ish-Ambasadori i Shqipërisë në Vatikan dhe Anëtari i Komitetit Shtetëror të Kulteve, Rrok Logu.
Lajmi për vdekjen e ish- Ambasadorit është bërë i ditur në rrjetet sociale nga familjarë dhe të afërm të tij.
Ende nuk dihen shkaqet e ndarjes nga jeta të ish-diplomatit shqiptar.
Kush ishte Rrok Logu:
Lindi në 23 gusht 1962 në qytetin e Shkodrës, në një familje të persekutuar nga regjimi komunist.
Ai kreu studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në Universitetin e Tiranës.
Punoi fillimisht inxhinier elektrik pranë Centralit Elektrik të Komanit (1987-1992),
kryeinxhinier i Ndërmarrjes së Shpërndarjes Elektrike në Shkodër (1992-1994),
profesionist i lirë në projektim dhe zbatim (1994-1998; 2002-2004),
asistent drejtues në Programin e ECHO pranë Karitasit Italian Tiranë (1998-1999),
Drejtor Teknik pranë Karitasit Shqiptar për ndërtimet social-kulturore në Dioqezat e Shkodrës e Tiranës (1999-2000),
Drejtor Teknik për Projektet pranë Karitasit të Zvicrës dhe SDC në Shqipëri (2000-20002).
Logu ka ushtruar një sërë funksionesh si, ish-Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë,
ish-Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë pranë Urdhrit të Maltës,
anëtar i Komitetit Shkencor në “ACCADEMIA BONIFACIANA” në Romë,
ish-profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike pranë Universistetit Politeknik të Tiranës.

Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com
/Shqiptarja.com