Drejtuesi i lartë i policisë, Gjergji Jorgo është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 68 vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim e cila nëpërmjet një postimi në facebook, shpreh ngushëllimet për familjarët e tij.


“Tronditës lajmi i kombshëm për ndarjen e beftë dhe të parakohshme të Drejtuesit të Parë Gjergji Jorgo. Kolegu dhe miku jonë, i shërbeu me devotshmëri dhe profesionalizëm Policisë së Shtetit nga viti 1991 pa ndërprerje deri në vitin 2013 me largimin e padrejtë nga detyra.

Gjergji ka ngritur shkallët e karrierës së tij policore përmes performancës së tij në mënyrë graduale nga Kapiten i Parë, Major, Kolonel, Komisar, Drejtues deri në Gradën Drejtues i Parë. Me pozicione të ndryshme si më kryesore: Inspektor, Shef Komisariati, Zv/Drejtor deri në Drejtor i Policisë Qarku Korçë. Humbëm sot një qytetar, koleg, mik, profesionist dhe familjar model”-thuhet në postimin e bërë.

Gjergji Jorgo ka mbajtur pozicione të larta në policinë e shtetit, mes tyre edhe postin e zëvendës drejtorit në policinë e Tiranës.