Ndahet nga jeta ish-ministri i Jashtëm italian Frattini, mbështetës i spikatur i liberalizimit të vizave për shqiptarët! Mori dekoratën 'Gjergj Kastrioti Skënderbeu'

Është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare ishte ministri i Jashtëm i Italisë Franco Frattini. Frattini ndërroi jetë në spitalin Gemelli në Romë , ku ishte shtruar prej disa kohësh.

Ai ka mbajtur postin e ministrit të Jashtëm në qeverinë e fundit të kryesuar nga Silvio Berlusconi, nga viti 2008 deri në vitin 2011; Më parë ai kishte qenë shef i diplomacisë italiane (përsëri me Berluskonin) midis viteve 2002 dhe 2004 dhe ministër i funksionit publik në qeverinë e Lamberto Dinit . Ai kishte qenë gjithashtu Komisioner Evropian për Drejtësi dhe Liri nga 2004 deri në 2008 nën presidencën e Josè Manuel Barroso. Në vitin 1996 ai u zgjodh gjithashtu deputet në listat e Forza Italia dhe më pas përsëri në 2008 për PDL.

Frattini njihet në Shqipëri si një prej politikanëve italianë më mbështetes për Shqipërinë dhe shqiptarët si drejtues i diplomacisë në vendin fqinj por edhe në postet që ka mbajtur në Bashkimin Evropian. 4 vite më parë ai është nderuar nga Presidenti i atëhershëm Ilir Meta me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Ky vlerësim i jepet në mënyrë të veçantë për mbështetjen në procesin e lëvizjes pa viza të shqiptarëve në Evropë. Franco Frattini është nderuar po ashtu nga kryebashkiaku Erion Veliaj me titulli qytetar nderi në 2018. Frattini gjatë vizitës veçoi se transformimin e madh që ka pësuar Tirana.

Frattini ka luajtur rol vendimtar si Zëvendëspresident i Komisionit Evropian dhe Komisioneri për Drejtësinë, Liritë dhe Sigurinë, që ideoi dhe nisi zbatimin e procesit të liberalizimit të vizave për Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë që si ministër i Jashtëm i Italisë, ka qenë protagonist kryesor në mbështetjen e zbatimit të plotë dhe përfundimtar të këtij procesi.

Silvio Berlusconi ishte ndër të parët që shprehu ngushëllimet e tij për ikjen e ish-ministrit.

“Ai ishte një shërbëtor i vërtetë i shtetit, do të më mungojë. Në Itali dhe jashtë saj u vlerësua për kompetencën e tij”, tha kreu i Forza Italia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:37
Ndarja nga jeta e Frattinit, Meta: Përkrahës i jashtëzakonshëm për anëtarësimin tonë në NATO dhe integrimin evropian

Kryetari i Partisë së Lirisë, ish-Presidenti Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Franco Frattinit, ish ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë.

Meta shkruan se Frattini ishte një përkrahës i jashtëzakonshëm për anëtarësimin tonë në NATO dhe integrimin evropian.

“Me trishtim të thellë mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të Franco Frattinit, mikut të madh të shqiptarëve, i cili ideoi udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ishte mbështetësi më i vendosur për kurorëzimin me sukses të këtij procesi historik sidomos për Shqipërinë.

Frattini ishte një përkrahës i jashtëzakonshëm për anëtarësimin tonë në NATO dhe integrimin evropian. Ai e kuptonte rëndësinë e marrëdhënieve strategjike midis dy vendeve tona, ndaj u përkushtua për forcimin e tyre në të gjitha drejtimet.

Ngushëllimet më të ndjera familjes Frattini, autoriteteve dhe popullit mik italian për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme që na pikëlloi të gjithëve”, thuhet në postimin e Metës, të cilin ish Presidenti e ka shoqëruar me një foto të dekorimit të Frattinit me dekoratën ‘Gjergj Kastriot Skënderbeu’.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime