Ndahet nga jeta ish-sulmuesi i Atletico Madrid, i doli përpara trenit! Vuante nga një sëmundje e rëndë

Ndahet nga jeta ish-sulmuesi i Atletico Madrid, i doli përpara trenit! Vuante nga një sëmundje e rëndë

Gerhard Rodax

Ish-futbollisti i Atletico Madrid, Gerhard Rodax vdiq sot në Traiskirchen, një qytet jo shumë larg Vienës, në një aksident tragjik në moshën 57 vjeçare. Ish-sulmuesi vuante nga një sëmundje e rëndë dhe sipas medieve austriake i doli përpara trenit duke i dhënë fund jetës.

Në karrierën e tij sportive, sulmuesi është i njohur për aktivizimin me Admira Uacker në Austri, aty ku fitoi edhe Këpucën e Artë me 35 gola në sezonin 1989-1990. Më pas karriera e tij për dy sezone u zhvillua me Atletico Madrid në Spanjë.

Në lidhje me largimin e parakohshëm të Rodax nga jeta, kanë reaguar ish-klubet e tij.

"Sot morëm një lajm shumë të hidhur. Ish-lojtari ynë Gerhard Rodax vdiq në një aksident tragjik në moshën 57 vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e tij", tha skuadra austriake Admira Uacker.

Atlético Madrid gjithashtu shprehu keqardhjen pas lajmit. "Familja bardhekuqe është në zi për vdekjen e Gerhard Rodax. Lojtari austriak ishte anëtar i ekipit tonë në sezonin 1990-91 dhe fitoi një Copa del Rey. Ju do të jeni gjithmonë në zemrat tona", shkruan klubi madrilen.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Suedia do të vendosë tanke Leopard 2 në Letoni

Suedia do të vendosë tanke Leopard 2 në Letoni