Ndahet nga jeta këngëtari italian Little Tony

Ndahet nga jeta këngëtari italian Little Tony
Këngëtari i madh italian Little Tony ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Romë.

I famshëm dhe mjaft popullor jo vetëm në Itali por edhe në Shqipëri këngëtari me emrin e vërtetë Antionio Ciacci, u nda nga jeta në moshën 72 vjeçare.

Vdekja e këngëtarit ka ardhur për shkak të një sëmundje të rëndë, pasi vuante nga tumori.

Little Tony ishte një ndër këngëtarët, i cili do të kujtohet për performancat e tij të shkëlqyera dhe shpeshherë është quajtur si Elvis Presley italian.

Me një karrierë të pasur dhe të suksesshme ai është shfaqur për herë të parë për publikun në vitin 1961 në festivalin e madh të muzikës “Sanremo”, kënga e të cilit u klasifikua e dyta.

Më pas kanë vijuar performancat e tij të shkëlqyera dhe të pëlqyera nga publiku, të cilat do të mbahen mend gjatë.

Kulmi i suksesit të tij arriti me këngën “Cuore Matto” , e cila fitoi “Sanremon” në vitin 1968.

(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari