Klarinetisti gjirokastrit Spiro Mastora është ka ndërruar jetë këtë të shtunë. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije Flamur Golemi, kryetar i bashkisë Gjirokastër përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Përcolla me dhimbje lajmin për ndarjen nga jeta të artistit popullor dhe klarinetistit të mirënjohur Spiro Mastora. Pjesëtar i instrumentistëve virtuoz të familjes gjirokastrite Mastora, me interpretimin plot talent të motiveve popullore Spirua ka lënë gjurmë të pashlyeshme në skenat artistike brenda dhe jashtë vendit. I paharruar” shkruan kryebashkiaku.
Spiro Mastora ishte një klarinetist i shquar, pjesëtar i familjes së njohur Mastora në qytetin e Gjirokastrës, që ka shkëlqyer ndër vite në interpretimin me instrumente popullore, me klarinetë e violine ne veçanti, të melodive popullore të Dropullit dhe Gjirokastrës.
Spiro Mastora e trashëgoi talentin e tij nga i ati, Vasil Mastora, muzikant i shquar që me violinën dhe talentin e tij mbushte me gëzim e melodi çdo dasmë, koncert apo festival.
Komente











