Është ndarë nga jeta para kohe komisar Edi Veli, shef i Seksionit të Organit Administrativ Shtetëror, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Lajmin e ka bërë të ditur në një njoftim në rrjetet sociale Policia e Shtetit, ku shkruan se Veli ka ndërruar jetë për shkak të një arresti kardiak, ndërsa i shprehin ngushëllime familjarëve të kolegut të ndjerë.
‘Edi ishte oficer karriere i Policisë së Qarkullimit Rrugor, i cili ka dhënë ndër vite kontributin dhe përkushtimin e tij të paçmuar, në kryerjen me profesionalizëm të detyrës. Sot, familja humbi njeriun e zemrës, shoqëria mikun hokatar dhe çdo punonjës i Policisë, kolegun dhe profesionistin e respektuar. Policia e Shtetit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të tij. U prehsh në paqe Edi!’- njofton policia e Shtetit.
Njeri dhe oficer policies shembullor. Polic I nderuar qe ka lene vetem kujtime te mira. Te prehet ne page.
Përgjigju